29,04,2024

Drejtues të UShAF morën pjesë në takimin me delegacionin nga Universiteti “James Madison” i SHBA-ve

Must Read

Prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),  Afrim Loku dhe   Sulejman Meta, kanë marrë pjesë në takimin me delegacionin nga Universiteti “James Madison” i Virgjinias (ShBA), i cili është mbajtur në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.

Delegacioni i universitetit amerikan i përbërë nga profesorët: JoAnne Brewster, Michael Stoloff, Vesna Hart dhe Ahmet Shala, janë pritur nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe drejtues të dy universiteteve publike në vend.

Vizita e këtij delegacioni ka për qëllim shkëmbimin e informacionit midis Universitetit “James Madison” dhe universiteteve kosovare: UShAF dhe “Kadri Zeka”, ndërsa nga drejtuesit e këtyre të fundit, profesorët amerikanë u njohën me historikun e universiteteve dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar, sidomos në drejtim të mobilitetit të studentëve dhe profesorëve dhe mundësisë së organizimeve të ndryshme të përbashkëta.

Michael L. Stoloff, dekan në JMU pasi prezantoi Universitetin prej nga vjen, foli rreth mundësive të bashkëpunimit në mes universiteteve. Ndër pikat e mundshme të bashkëpunimit, ai përmendi mundësinë e shkëmbimit të studentëve për studime semestrale, apo studime master, si dhe për qasje në librari digjitale në mënyrë që të mundësohen më shumë burime për kërkime shkencore.

Ditë më parë, rektori i UShAF, z. Agron Bajraktari ka qëndruar për vizitë zyrtare në ShBA dhe me këtë rast, ka vizituar Universitetin “James Madison”, ku me drejtuesit e këtij universiteti është dakorduar të fillojë bashkëpunimi mes dy universiteteve, bashkëpunim i cili pritet të konkretizohet së shpejti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img