05,03,2025

Drejtues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të gatshëm që të ndihmojnë Ferizajn

Must Read

Këtë të enjte nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, bashkë më zëdhënësin Selim Marevcin, janë pritur në një takim zyrtarë nga Neil Taylor udhëheqësi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Temë e takimit ishte mundësia dhe gatishmëria e drejtuesve të BERZH-it për të ndihmuar qytetin e Ferizajt në realizimin e disa projekteve të përbashkëta.

“Drejtuesit e BERZH-it kanë shpreh gatishmërinë që të na ndihmojnë në realizmin e projekteve sa i përket efiqiencës së energjisë, trajtimin e mbeturinave si dhe pajisjet me makinerisë si dhe në trafik urban”, ka thënë nënkryetari Aliu.

Në fund të këtij takimi nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, ka falënderuar udhëheqësin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Neil Taylor, për gatishmërinë për të ndihmuar Komunën e Ferizajt.

U tha se hapet konkret do të bëhen edhe në takimet dhe diskutimet që do të mbahen ditëve në vazhdim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img