Drejtorja e Drejtorisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, D.C. pjesëmarrëse e delegacionit të Kosovës, në kuadër të programit “Open World”.
Delegacionin nga Kosovës e priti në një takim Jane Sargus, Drejtore Ekzekutive, Zyra e Kongresit për Udhëheqësinë Ndërkombëtare, e cila kë të delegacion e ka njoftuar nga afë r për programin “Open World”.
Ndërsa Dr. Sam Potolicchio, President i Fondacionit për Përgatitjen e Udhëheqësve Globale në Universitetet Georgetown, Mannheim dhe Bologna, kë ta të fundit i ka njoftuar për udhëheqjen në kontekstin e kulturës amerikane.
E nga ana tjetër edhe drejtori i Qendrës për Kërkime i Këshillave Amerikanë, z. Dan Davidson, këtë delegacion nga Kosova i ka njoftuar për zhvillimin e kulturës amerikane. Ndërsa, Dr. James Quirk, nga Departamenti i Qeverisë , Universiteti Amerikan, me shpjegime të shumta, ofroj gjithë përvojën për Federalizmin Amerikan.
Ky program është paraparë t’i kontribuojë dhe shërbejë për këmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe sfidave në krijimin e kushteve që mundëson pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri, zhvillimin e politikave rinore dhe fuqizimin e të rinjve në vendimarrje.