26,07,2025

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj ndan subvencione për bizneset vendore

Must Read

Mbështetje për start-up-et, bizneset e grave dhe mikro-ndërmarrjet

Ferizaj, 25 Korrik 2025 – Në sallën e Kuvendit të Ferizajt u mbajt sot ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e granteve të ndara nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt. Këto grante u dedikohen bizneseve start-up, bizneseve të grave si dhe mikro-ndërmarrjeve, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, z. Balton Derguti. Ata u zotuan se mbështetja për bizneset e Ferizajt do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ferizaj është qyteti i mundësive dhe përkrahja e bizneseve tona është rruga më e sigurt drejt rritjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik,” u shpreh kryetari Aliu gjatë ceremonisë.

“Drejtoria jonë ka prioritet krijimin e kushteve për bizneset e reja, fuqizimin e grave në biznes dhe zgjerimin e mikro-ndërmarrjeve, si motor i ekonomisë lokale,” shtoi drejtori Derguti.

Gjatë viteve të fundit, qindra biznese në Komunën e Ferizajt janë mbështetur me subvencione dhe grante, duke u dhënë mundësi për rritje, inovacion dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Ferizajt për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes dhe investimeve lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për sulm dhe lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Ferizaj, 26 korrik 2025  Policia e stacionit në Ferizaj ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img