09,01,2026

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Ferizaj në gatishmëri të plotë për situatat emergjente

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizaj ka qenë në gjendje të plotë gatishmërie përballë kushteve të vështira atmosferike dhe rrezikut nga vërshimet në territorin e Kosovës. Disa ditë më parë, në kuadër të një takimi koordinues për situatat emergjente, u hartua Plani i Veprimit për raste emergjente për Komunën e Ferizajt, në bashkëpunim me të gjithë operatorët dhe institucionet relevante.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të operatorëve komunalë, përfshirë KRM Pastërtia, NPL “Ambienti” dhe KRU “Bifurkacioni”, si dhe Policia e Kosovës, përfaqësues të KEDS, të QKMF Ferizaj dhe drejtues të Brigada e Zjarrfikësve. Qëllimi i takimit ishte koordinimi institucional dhe përgatitja e mekanizmave të reagimit të shpejtë në rast të përkeqësimit të kushteve klimatike.

Gjatë natës së kaluar, të gjitha ekipet kanë qenë në gatishmëri të vazhdueshme, ndërsa që nga momentet e para të fillimit të reshjeve të borës kanë ndërmarrë veprime konkrete në terren. Ekipet kanë punuar intensivisht në pastrimin e rrugëve nga bora, sigurimin e kalueshmërisë dhe krijimin e kushteve të nevojshme për qarkullim të sigurt të mjeteve dhe qytetarëve në të gjitha zonat e Komunës së Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, ka theksuar se situata po menaxhohet me seriozitet dhe koordinim të plotë ndërinstitucional. Sipas tij, të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të garantuar një qarkullim normal dhe për të minimizuar çdo rrezik për qytetarët.

Drejtoria e Shërbimeve Publike mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me të gjithë akterët institucionalë, të reagojë me kohë dhe efikasitet ndaj çdo situate emergjente, duke pasur si prioritet sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të jetës publike në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rufki Suma falënderon votuesit e Ferizajt për mbështetjen në zgjedhjet nacionale

Deputeti Rufki Suma, nga Hani i Elezit, ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta për qytetarët e Ferizaj me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img