19,12,2024

Drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj për tri vjet me tre drejtorë

Must Read

Kur kanë mbetur më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu e ka liruar nga detyra drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Bekim Ademin, i cili ishte pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate që është në koalicion me PDK-në në këtë qytet.

Për këtë  lirim nga detyra të Ademit, askush nga ekzekutivi i Ferizajt nuk pranoi të flas para kamerës gjatë ditës së sotme, ashtu sikur  edhe tanimë ish-drejtori i Shëndetësisë Bekim Ademi. Por, ky i fundit ka paraqitur arsyen e dorëheqjes në rrjetin social ”Facebook”, ku ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të pakënaqësive brenda subjektit të tij politik.

“Arsyeja e kësaj dorëheqje vjen si rezultat i pakënaqësive me subjektin politik të cilit i takoja dhe në emër të të cilit edhe mbaja pozitën e drejtorit në qeverisjen lokale të komunës së Ferizajt. Duke pasur parasysh presionin e vazhdueshëm të zyrtarëve brenda këtij subjekti dhe së voni edhe trysnisë që pa vullnetin tim të më kandidojnë për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen në muajin shkurt të këtij viti dhe mos gatishmërisë sime për të qenë pjesë e kësaj liste zgjedhore, konsideroj se angazhimi im ishte i përqëndruar në punën dhe menaxhimin e sistemit shëndetësor, si dhe në gjendjen e rëndë me pandeminë Covid-19 në të cilën po kalon vendi”, ka shkruar Ademi në arsyetimin e dorëheqjes së tij.

Ne anën tjetër, kryetari i Nismës në Ferizaj Besnik Berisha, thotë se nuk ka qenë i njoftuar për këtë dorëheqje, ndërsa e pranon se ka kohë që nuk ka pasur kontakte me Ademin.

“Nuk kam informata se çka ka ndodhë, nuk kam pas njohuri sepse ka qenë vikend dhe nuk jam konsultu dhe nuk jam taku me ish-drejtorin, sot jam njoftu se është liruar nga detyra, me të s’kam pas takime, janë pikëpamjet politike ndonjëherë që ndeshen, por s’kam pasur diçka tjetër me të, ai e ka menaxhuar situatën me pandeminë shumë mirë dhe ne si parti jemi të kënaqur me punën e tij”, tha Berisha.

Nisma Socialdemokrate tashmë i ka gjetur zëvendësimin Ademit. Është Abetare Kurti ajo e cila nga nesër do ta marrë nën udhëheqje Drejtorinë e Shëndetësisë në Ferizaj, shkruan ndër të tjera Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img