11,09,2025

Drejtoria e Pronës dhe Gjeodezisë bëhet me arkivë

Must Read

Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër gjatë këtyre muajve është bërë edhe me një mini arkivë e cila do t’i shërbej kësaj Drejtori.

Sipas drejtorit Fatmir Azizit, kjo arkivë do t’ju hy në punë sepse është njëri ndër elementet më kryesore të punës që po bënë drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit.

15135879_1331139096920910_5322594847586746365_n

“Kohëve të fundit më shumë jemi marr me arkivën e kësaj drejtorie pasi që dihet se dokumentet zyrtare janë shumë të vlefshme dhe të rëndësisë së veçantë, ne së bashku jemi munduar që të bëjmë një mini arkivë për ruajtjen e dokumentacionit”, ka thënë Azizi.

Por probleme me vete në këtë drejtori është buxheti i pamjaftueshëm për shpronësimet e pronave. U tha se ky buxhet është vetëm 300 mije euro.

“Kryetari i Komunës ka bërë edhe një kërkesë zyrtare në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për rritjen e këtij buxhetit të shpronësimeve, sepse kemi të bëjmë me shumë shpronësime pasiqë jemi duke realizuar edhe shumë projekte të rëndësisë se veçante”, ka thënë drejtori Azizi.

U bë e ditur se gjatë këtij nëntë mujori në Drejtorinë e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, kanë arritur edhe shumë kërkesa. Vetëm në sektorin e gjeodezisë kanë arritur mbi 9 mijë lëndë të natyrave të ndryshme, në sektorin e pronës rreth 300 kërkesa dhe në sektorin e kadastrit mbi 15 lëndë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img