28,11,2024

Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj: Shkrime të motivuara politikisht  dhe synime sensacionaliste për të krijuar afera të paqena

Must Read

Pas shkrimeve në media për shpërndarje të mjedrave të sëmura, Drejtoria Bujqësisë në Ferizaj, ka dhënë një sqarim  për  përfituesit e këtyre mjedrave, e cila këto akuza i ka quajtur shkrime të motivuara politikisht dhe  synime sensacionaliste për të krijuar afera të paqena.

Sqarimin  e plotë të Drejtorisë së Bujqësisë mund ta lexoni në vazhdim;

Sqarim i Drejtorisë së Bujqësisë

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt dëshiron të sqarojë publikun dhe fermerët, me rastin e publikimit të disa dezinformatave tendencioze e qëllimkëqija, lidhur me cilësinë e fidanëve të mjedrave, të shpërndarë si subvencion 50 fermerëve ferizajas më 3 dhjetor të këtij viti.

Drejtoria e Bujqësisë siguron fermerët dhe publikun se fidanët e shpërndarë më 3 dhjetor kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë e vërteton analiza laboratorike fitopatologjike në laboratorin “Sara&Met”, i vetmi laborator i akredituar nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë – Drejtoria e Akreditimit. Analizat i ka bërë profesori universitar prof.dr. Fadil Musa.

Drejtoria e Bujqësisë i konsideron shkrimin e gazetës “Koha Ditore” dhe reagimin e Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj si të motivuara politikisht, ose synime sensacionaliste për të krijuar afera të paqena.

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img