Ferizaj.01.11.2017. Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Ferizajt dhe Organizata për Zhvillim Rural ,,Mëshqerra”në mbështetje të vazhdueshme të zhvillimit të bujqësisë në përgjithësi , zhvillimit sa më të madhë të blegtorisë dhe zbutjes së papunësisë për vitin 2017 do të bëjë furnizimin e e 32 fermerëve me nga një mëshqerrë të racës Hollshtajn Frizis.
Projekti i furnizimit të fermerëve me nga një mëshqerrë të racës Hollshtajn për fermerë do të realizohet me participim të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë ,OZHR,,Mëshqerra” dhe fermerit përfitues (pjesëmarrja e fermerit përfitues është vlera prej 400€ në shumën totale për një krerë për ndryshe kjo vlerë është pasim dhurate sipas kriterit të OZHR,,Mëshqerra”)
Fermerët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kritere:
-Duhet të jenë banor të komunës së Ferizajt;
– -Të kenë stallë e cila I plotëson kriteret për mbarështimin e racave të fisnikëruara
-Të kenë 0.50 ha tokë punuese për krerë të lopëve të qumështit ose të kenë sipërfaqen me qira së paku për tri vite;
Mos të jenë përfitues i subvencionit të lopëve nga Organizata për Zhvillim Rural ,,Mëshqerra” dhe Drejtoria e Bujqësisë .
-Të jenë të gatshëm që për lopën përfituese të participojnë me 400 € të vlerës së përgjithshme.
-Përparësi aplikimi kan fermerët që nuk kan të punësuar në familje
Dokumentet e nevojshme për aplikim :
– Fletëaplikacioni i plotësuar që mirret në Zyrën Pritëse të Komunës së Ferizajt;
-Fotokopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
-Dëshmin për Fletën poseduese për tokën bujqësore(pranohet edhe kopja)
-E preferueshme ndonjë çertifikatë që ka përcjellur trajnime në lëminë e blegtorisë;
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë prej 01.11.2017 deri më 9.11.2017 ditë pune dhe fillon prej momentit të shpalljes së thirrjes për aplikim.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë fermerët fillimisht, gjatë aplikimit janë të obliguar të plotësojnë formularin për aplikim i cili merret në zyrën pritëse në katin e parë të komunës së Ferizaj për përfitimin e mbështetjes.
• Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve do të aplikohen masa ndëshkimore
• Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
Përzgjedhjen e përfituesve e bënë OZHR,,Mëshqerra” Prishtinë në bashkpunim me Drejtorinë e Bujqësisë së Ferizajt.