16,03,2025

Drejtoria e Bujqësisë bënë publike listën e përfituesve të serrave në komunën e Ferizajt

Must Read

Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj ka vazhduar subvencionimin e fermerëve ferizajas,

Gjatë ditës së sotme  ka bërë publike listën e 120  fermerëve përfitues të serravë prej 50 m2 dhe 10 fermerëve përfitues të serrave nga 300 m2 .    

Ditë më parë 15 gra fermere përfituan grante në vlerë totale 150,000.00€, ndërsa

Kryetari Agim ALiu përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këtë  vit do të ketë mbi 2 milionë euro investime, mbështetje për bujqit e fermerët ferizajas

“Bujqësia është një nga segmentet më krenare të qeverisjes sonë.Vetëm së fundmi, 15 gra fermere u mbështetën me 150,000.00€ grant si rrjedhojë e bashkëpunimit tonë në projektin IËKA – Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës – financuar nga BMZ e që do të vijoj edhe në dy faza të tjera me 450,000.00€ grante totale për gratë fermere, nisëm vaksinimin e fondit blegtoral për të ndikuar në shëndetin e tufës e përmirësimin racor, deri në fundvit, do të shpërndajmë subvencione në pajisje e mekanizëm bujqësor (traktor) subvencionim të kulturave bujqësore në vlerën 500,000.00€, ndarja e serrave për 130 fermerë do të bëhet brenda pak ditësh, gjersa rregullimi i rrugëve të arave, pikave ushqyese për qentë endacak, shpërndarja e plehut artificial e shumë të tjera veçse kanë filluar e disa prej tyre kanë përfunduar, që do ta mbyllin vitin2023 si asnjë vit tjetër në historinë politike të Ferizajt me mbi 2 milionë euro investime, mbështetje për bujqit e fermerët ferizajas” ka njoftuar kryetari Aliu

Lista e  130 fermerëve përfitues   të serrave

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img