15,01,2026

Drejtori i Urbanizmit,Aliu, dhe shefi i kabinetit,Marevci, takohen me drejtorin gjeneral të planifikimit dhe zhvillimit urban në Tiranë

Must Read

Drejtori i Urbanizmit të Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit Agim Aliu, Selim Marevci, sot kanë zhvilluar një takim me Drejtorin gjeneral të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban z. Joni Baboci në Bashkinë e Tiranës.

Temë diskutimi e këtij takimi me z. Baboci ishte shkëmbimi i përvojave në kuadër të hartimit të Hartave Zonale dhe Planit Zhvillimorë në përgjithësi si akt themelorë për ndërtimin e një qyteti urban.

Pas këtij takimi ,drejtori Aliu tha se “Ishte një kënaqësi që të shohësh nga afër përvojat të cilat me sukses arritën të bëjnë ndryshimin urbanistik në Tiranë e që mund të zbatohen edhe në Ferizaj. Ishte një rast i mirë kur për këto projekte bashkëpunohet me një personalitet si z. Baboci, që shërben si shembull për një planifikim urbanistik të suksesshëm në të gjitha komunat shqiptare” ka thënë Aliu
Me këtë rast palët u dakorduan për një bashkëpunim të mëtutjeshëm në të mirë të urbanizmit të qytetit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img