17,11,2024

Drejtori i institutit “Yunus Emre”, z. Mehmet Ülker mbajti ligjëratë para studentëve të UShAF

Must Read

Ferizaj. 24.10.2017. Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), patën mundësinë që të ndëgjojnë një ligjeratë shumë interesante nga drejtori i Institutit “Yunus Emre”, z. Mehmet Ülker, i cili me me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Universitetin.

Fillimisht, z. Ülker u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, ku në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Gjithashtu, u diskutua edhe për krijimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi në një të ardhme të afërt.

Rektori Bajraktari e falënderoi drejtorin Ülker për bashkëpunimin dhe që gjeti kohën për ta vizituar UShAF dhe që eksperiencat e tij t’i ndajë me studentët e këtij Universiteti.

Po ashtu, rektori Bajraktari foli edhe për programet të cilat i posedon UShAF, numrin e studentëve, bashkëpunimin me universitete evropiane, e sidomos me shtetin mik Turqinë, me të cilat UShAF ka disa Marrëveshje Bashkëpunimi dhe theksoi se ky bashkëpunim është jashtëzakonisht i mirë.

“Ndihma e tyre ka qenë shumë e madhe, sepse ne si universitet i ri dhe i vetmi i shkencave të aplikuara, kemi nevojë që të zhvillohemi e të rritemi duke parë për së afërmi punën dhe funksionimin e institucioneve tjera që kanë përvojë në këtë drejtim”, tha rektori Bajraktari.

Ndërsa, drejtori Ülker, falënderoi Rektorin Bajraktari për ftesën dhe mundësinë që të ndajë diçka nga eksperienca e tij me studentët e UShAF dhe theksoi se do të jetë gjithmonë i gatshëm ta ndihmojë këtë institucion të arsimit të lartë në Kosovë me përvojën e tij.

Gjatë ligjëratës së mbajtur para studentëve, z. Ülker foli për sistemin arsimor në Turqi, teknologjinë informative në sistemin e edukimit turk, si dhe funksionimin e tyre.

Instituti “Yunus Emre”, ka për synim realizimin e qëllimeve krahas mësimdhënies së gjuhës turke për të huajt, në qendrat e ngritura jashtë vendit. Kryen edhe aktivitete kulturore dhe artistike që synojnë prezantimin e vendit. Numëron më shumë se 40 qendra, të cilat veprojnë jashtë Turqisë, ku në Kosovë funksionojnë tri nga këto qendra, Prishtinë, Pejë dhe Prizren.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img