11,01,2026

Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami, viziton fermerët ferizajas që u subvencionuan

Must Read

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, prirë nga drejtori Burim Bajrami, vazhdueshëm ishte afër bujqve e fermerëve, në mbështetje të tyre me subvencione, me qëllimin e vetëm fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Ferizaj.

Së fundmi, drejtori Bajrami ka ndërmarr disa vizita në ferma të ndryshme për të parë nga afër investimet e kryera përmes skemave mbështetëse të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për bujqit tanë. Ai nga vizita në terren, në bashkëbisedë me bujqit tha se edhepse është shumëfishuar mbështetja me subvencione ndaj bujqve, mbështetje si asnjëherë më parë, megjithatë synimet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, janë që të rris akoma më shumë fondin e subvencioneve, rrjedhimisht mbështetjen për bujqit, çka ndikon drejtpërdrejt fillimisht në mirëqenien e ekonomive familjare që merren me bujqësi por edhe ndikimet që ka në zhvillimin e ekonomisë lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img