03,07,2025

Drejtori i Arsimit Halili takohet me drejtoreshën e Arsimit të Shtetit te Atlantës

Must Read

Ferizaj.05.04.2017. Drejtori Arsimit të Ferizajt, Muhamet Halili,gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar edhe shumë takime me personalitete të rëndësishme të arsimit në shtete të ndryshme të SHBA-ve

Në kuadër të këtyre takimeve Halili është takuar me drejtoreshën e Arsimit të Shtetit te Atlantës. Takimi është mbajtur në kabinetin e drejtoreshës z. Melanie Velez dhe zv. Drejtoreshën Demetria Mills.
Halili ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për mënyrat e funksionimit të sistemit arsimor në këtë shtet si dhe bashkëpunimi me komunitetin, biznesin, policin dhe prindërit.
“Gjithashtu edhe ne prezantuam funksionimin e sistemit arsimor, ku njëherit u pajtuam që ky shkëmbim i përvojave të vazhdojë edhe në të ardhmen” ka thënë Halili

Sot drejtori Halili është takuar me përfaqësuesin e State Departamentit zot. Michael C. Duffin në takimin përmbyllës të vizitës në SHBA,
“Në këtë takim u bisedua rrethe shkëmbimit të përvojave në mes të dy vendeve” ka thënë Halili
Drejtori Arsimit të Ferizajt, Muhamet Halili, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Ftese të Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img