18,05,2024

Drejtori Halili, kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, është kthyer në Ferizaj, pas vizitës dhjetë ditore që kishte në Shtete e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Departamentit amerikan të shtetit.

I pari i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, me këtë rast është shprehur se vizita është për siguri publike, ndërkaq kanë qenë të ftuara 9 komuna të Republikës së Kosovës, komuna të cilat janë në rrjetin e komunave të forta, që kryesisht si projekt ka qenë një vizitë studimore për të parë nga afër se si veprojnë komunat në Shtete e bashkuara të Amerikës, për parandalimin e ekstremizmit, radikalizmit nëpër shoqëri.

“Gjatë kësaj vizite ne kemi shfrytëzuar rastin që të shkëmbejmë përvoja, dhe eksperienca edhe në fushën e arsimit ku mund të them se në çdo vizitë që ne e kemi pasur, temë kryesore ka qenë organizimi i shkollave, qoftë fillore, të mesme, por edhe studimeve. E rëndësishme ishte se në këto gjëra kishte një angazhim tejet të madh, sa i përket edhe komunitetit nëpër institucione dhe informimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në këto vende”, ka thënë drejtori Halili.

Ai tutje është shprehur se si koordinator të komunave që kanë marr pjesë në këtë takim kanë vizituar edhe vizituar shumë institucione, si në Departamentin e Shtetit, por edhe në nivelin të shteti, por edhe në nivelin komunal.

“Kemi pasur takim edhe me departamentin e edukimit në nivel të shtetit në shtetin e Atlandës. Fillimisht në kemi shkuar në Washington Dc ku jemi pritur nga përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, ku kemi realizuar shumë, takime ku jemi informuar rreth programit, rreth mundësive se si ato veprojnë në komunitet për parandalimin e ekstremizmit si dhe marrjen e informacioneve nga ana e qytetarëve, dhe njëkohësisht marrjen e këtyre rasteve me secilin person, i cili ka nevojë”, tha Halili.

Drejtori Halili, është shprehur se po ashtu ka vizituar edhe shumë komuna, ku është parë nga afër se veprohet në procesin edukativo-arsimor dhe si është e ndërlidhur tema sa i përket parandalimit të ekstremizmit nëpër shkolla.

“Në bazë të analizave dhe statistikave që ata i kanë, moshat më të prekura janë 14, 16 deri në moshën 24 vjeçare ku janë të përfshirë në luftërat e lindjes”, ka përfunduar drejtori Halili.
Ai tha se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunime të tjera si në fushën e arsimit, por edhe në fusha të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img