28,08,2025

Drejtorët e shkollave të Ferizajt paraqesin kërkesat në dëgjimin buxhetor për vitin 2026

Must Read

Paraditen e sotme është mbajtur dëgjimi buxhetor me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Ferizajt, në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2026. Takimi është organizuar nga Komuna e Ferizajt dhe ka pasur për qëllim identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të institucioneve arsimore në territorin e komunës.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, i cili në fjalën hyrëse theksoi rëndësinë e dëgjimeve buxhetore si një proces thelbësor për përfshirjen e drejtpërdrejtë të shkollave në planifikimin e buxhetit. Sipas tij, përmes këtyre dëgjimeve mundësohet një pasqyrë më e qartë dhe reale mbi sfidat me të cilat përballen shkollat, si dhe prioritetet që duhen trajtuar në vitin e ardhshëm.

“Dëgjimet buxhetore janë mundësi e mirë për të dëgjuar nga afër zërin e secilit institucion arsimor. Vetëm në këtë mënyrë mund të hartojmë një buxhet që pasqyron realisht nevojat e sektorit të arsimit në Ferizaj”, u shpreh drejtori Llabjani.

Gjatë takimit, drejtorët e shkollave paraqitën një sërë kërkesash konkrete që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Ndër kërkesat më të shpeshta ishin: rregullimi i oborreve të shkollave, rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit, shtimi i ankesve shkollore dhe renovimi i objekteve ekzistuese shkollore. Disa shkolla raportuan mungesë të hapësirave adekuate për zhvillimin e mësimit, ndërsa të tjera ngritën çështje që lidhen me mungesën e ngrohjes apo ndriçimit të mjaftueshëm në objektet shkollore.

Drejtoria e Arsimit u zotua se do t’i shqyrtojë me kujdes të gjitha kërkesat dhe brenda mundësive buxhetore, do të mundohet të përfshijë prioritetet e ngritura në planifikimet për vitin e ardhshëm.

Ky takim është pjesë e agjendës së dëgjimeve buxhetore që Komuna e Ferizajt po zhvillon me kategori të ndryshme të interesit publik, me synimin për të siguruar një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img