27,11,2024

“DREJTIMET TEKNIKE NUK TË LËNË PA PUNË”

Must Read

Po qe se dikush e kryen shkollën e Agro-Biznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj apo shkollën e mesme profesionale në Prishtinë, atëherë nuk do ta ketë vështirë që të gjejë vend në tregun e punës.

Kështu kanë thënë Abdullah Imeri, drejtor i Shkollës së Agro- Biznesit dhe e Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj, si dhe Blerim Gërvalla, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të shkollës së mesme profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë.

Ata ka folur të mërkurën si i ftuar në programin e mëngjesit në RTK.

Imeri ka thënë se nxënësit që e kryejnë këtë shkollë kanë perspektivë.

“Është një shkollë premtuese ku nxënësit që dalin nga këtu mund të gjejnë vend në tregun e punës. Në shkollën tonë ka drejtime që sot i kërkon tregu i punës dhe këtu do të jetë theksi i kampanjës që do të fillojë këtë vit”, ka thënë ai. “Kuadri mësimor është i diplomuar dhe i kompletuar”.

Gërvalla ka treguar se interesimi për regjistrim në shkollën ku ai është ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit është i madh.

“Kuadrot tona janë shumë të aftë dhe të kërkuar në tregun e punës. Kemi shumë kërkesa nga kompani të ndryshme dhe nuk po kemi resurse t’u ofrojmë”, ka thënë ai. “Këto dy vitet e fundit ka shumë të interesuar për regjistrim në këtë shkollë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img