19,12,2024

Dr. Burim Meta, zgjedhet kryetar i Partisë GUXO, dega në Ferizaj

Must Read

Dr. Burim Meta, mbrëmë në Kuvendin e Parë Zgjedhor të Partisë GUXO, dega në Ferizaj, me vota unanime u zgjodhë Kryetar.

Lajmin e ka bërë të ditur  kryetari i sapozgjedhur i këtij subjekti politik,  përmes një deklarate për  media.

Deklarata e plotë e Dr. Burim Meta, kryetar i Partisë GUXO, dega në Ferizaj

Lista Guxo tashmë ka mbajtur tre kuvende zgjedhore të suksesshme: në Mitrovicë, Prizren e Lipjan, duke zgjedhur në krye punëtorë e punëtore të mëdhenj.

Puna jonë vazhdon në Komunat e tjera. Sot, po e përmbyllim me Ferizajn.

Po e mbyllim Kuvendin, por po e lëmë derën hapur, sepse duam t’a rrisim numrin e guximtarëve. Kemi shumë rrugë përpara, por kemi edhe shumë vullnet për të bërë punë. Angazhimi në politikë duhet të shihet si mundësi me ide, vizion e përkushtim kreativ, t`u lehtësohet sadopak jeta qytetarëve.

Ne na duhet një rimëkëmbje ekonomike, ndaj për këtë gjë na duhen njerëz.

E di që ka shumë, ndaj na takon secili që t`u bëjmë ofertë studentëve, vajzave e grave, punëtorëve dhe gjithsecilit, i cili beson dhe guxon. Oferta jonë është e sinqertë. Po ofrojmë mundësi për të ndihmuar secili me kapacitetin e vet për t’a bërë Ferizajn dhe Kosovën çfarë e duam.

Kjo nuk do të bëhet brenda nate e as brenda muajve. Na duhet kurajo dhe durim, sepse gjërat e mira marrin kohë. Ne nuk duam të improvizojmë, por synim i yni është që nëpërmjet konsistencës dhe politikës realiste të gjejmë zgjidhje për shumë çështje që godasin jetën e qytetarëve tanë.

Na duhet një Ferizaj i denjë, këtë synojmë t’a bëjmë, prandaj kemi ofertën tonë politike.

Ne duhet të udhëhiqemi nga qëndrime parimore, të pandikueshme dhe besnike në linjën e politikës djathtiste. Orientimi ynë strategjik është i qartë, një Kosovë e orientuar nga vlerat perëndimore, anëtare e BE-së, NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Nga ky prizëm, Guxo është këtu për t`i shërbyer qytetit e shtetit, qytetarëve pa dallim.

Duhet të guxojmë sot për të nesërmen. Duhet të guxojmë, sepse vetëm guximi shpaguhet. Prandaj, prej sot nisma jonë formësohet në subjekt dhe do ta bëj jetën e vet në një konkurrencë politike të ashpër. Por, ne jemi të përgatitur, këmbëngulës, me vizion të qartë dhe me guxim të bollshëm që gjërat t`i adresojmë siç duhet.

Prej Sot, Guxo është adresë!

Zoti i bekoftë guximtarët!

Zoti e bekoftë Kosovën!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img