28,11,2025

Dorëzohen në polici dy persona për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” që ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt

Must Read

Ferizaj, 30 prill 2025

Sot rreth orës 14:00, dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” janë vetëdorëzuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

Të dyshuarit, B.Z. (M/K), 28 vjeç, dhe B.Z. (M/K),25 vjeç, janë dorëzuar lidhur me një ngjarje të ndodhur më 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku si pasojë mbeti i plagosur personi B.B. (M/K), 38 vjeç.

Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit ishin në arrati deri në momentin e dorëzimit të tyre sot.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore, thuhet në komunikatën e Drejtoriaë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img