22,12,2024

Dogana e Kosovës largon nga puna 9 zyrtarë

Must Read

Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të nëntë zyrtarëve doganor, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal.

Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.
“Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirësjelljes”, njofton Dogana, transmeton Gazeta Express.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës.

Në kuadër të stafit të Doganës së Kosovës ka vlera shumë të larta profesionale dhe integritet, të cilat po bëjnë të mundur që me efikasitet të dalluar të luftohen dukuritë që dëmtojnë besimin dhe efikasitetin e organizatës, andaj kërkojmë nga publiku që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës duke siguruar informata dhe dëshmi që adresojnë kontrabandën dhe korrupsionin.

Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin për pajisje të mençura e quajtur eDogana, zgjidhje kjo e cila paraqet një platformë të sigurt dhe të avancuar të komunikimit. Dogana e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me publikun për të mundësuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img