29,04,2024

Do të shpërblehen nxënësit e talentuar

Must Read

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt ka paralajmëruar sot mundësinë e mbështetjes dhe të shpërblimit të nxënësve të talentuar në shkollat e komunës.

Drejtori Muhamet Halili bëri të ditur se tashmë janë mbajtur garat komunale në fizikë dhe në matematikë në klasat 9-12 ndërsa në klasat 6-8 do të mbahen këtë të shtunë. Fituesit do të garojnë pastaj në nivel republikan. Po ashtu gjatë majit do të mbahen edhe garat në biologji.

E veçanta e këtyre garave sivjet është se Drejtoria e Arsimit do të përpiqet që t’i mbështesë edhe financiarisht nxënësit që janë veçanërisht të talentuar, theksoi drejtori Halili.

Në një konferencë me gazetarë, duke raportuar për punën tremujore të drejtorisë së tij, drejtori Halili tha se janë rreth 500 mësimdhënës ferizajas që po ndjekin trajnimet për kurrikulën e re.

Nga investimet kapitale për sivjet ai theksoi procedimin e tenderimit për ndërtimin e një shkolle të mesme në qytet, përfundimin e fazës së dytë të shkollës në Komogllavë, përfundimin e fazës së dytë të çerdhes në Greme e kështu me radhë. Plani i investimeve kapitale të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj për sivjet është 665 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img