28,04,2024

Djegia e hamulloreve po rrezikon shtëpitë dhe bizneset në Ferizaj (Foto-video)

Must Read

Ferizaj.23.07.2017. Djegia e hamulloreve këtoditë të nxehta ka rrezikuar seriozisht shtëpite në talinoc të Ferizajt.

Ekipet  e zjarrfikësve sot jan detyruar të dy herë të reagojnë në shuarjen e zjarreve të cilat kishin kapluar hamulloret afër vendbanimeve në Talinoc dhe Prelez të Ferizajt.

Në Talinoc zjarri ishte shumë afër shtëpive dhe falë intervenimit u evitua më e keqja.Ndërsa në Prelez djegia e e hamullore po rrezikonte një biznes në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

“Apelojmë te qytetarët që të kenë kujdes me zjarret sepse po rrezikojnë pronat e qytetarëve. Në dy rastet e sotme zjarret ishin shumë afër ndërtesave që shumë leht mund të kenë pasoja shumë të mëdha” ka thënë Senat Musliu, pjestarë i ekipit të zjarrfikësve në Ferizaj, pas intervenimeve të sotme.

Ndryshe sipas statistikave kohëve të fundit rreziku nga zjarret kryesisht po vije nga djegia e hamulloreve të cilat dyshohet se po shkaktohen qëllimisht.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img