26,11,2024

“Ditët e Kulturës” në Ferizaj vazhdon me shumë aktivitete

Must Read

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Kulturës”, përfaqësues të kulturës në Ferizaj, vizituan fenomenin natyror të vetmin në Evropë, Birfukacionin e lumit Nerodime dhe Mullirin e Nikës i cili gjendet po në këtë vend e që jetëgjatësia e tij është mbi 300 vite.

Udhëheqësi i muzeut në Ferizaj,  Ilir Bytyqi, tha se do të mundohen që në të ardhmen të hartojnë projekte që i kontribuojnë ngritjes së trashëgimisë kulturore në këtë qytet.

“Këto dy vende na japin një thesar të çmuar të trashëgimisë kulturore, andaj po mendoj që në të ardhmen në bashkëpunim me institiucionet tjera relevante ne do të revitalizojmë dhe do të bëjmë projekte në ngritjen e trashëgimisë kulturore që jo vetëm këto dy vende por do të kemi një numër më të madh të objekteve arkitektonike të restauruara, të rregulluara,  që trashëgima kulturore të ketë një pasqyrim më të mirë”,tha Bytyqi.

Ndërsa, të pranishmit e tjerë thanë se ky fenomen ia shton vlerën Ferizajt dhe si i tillë duhet ta ketë kujdesin qytetarë dhe institucional.

 “Shpeshherë inspirimi i artistit vie nga natyra dhe besoj që edhe ky fenomen i provokon më shumë ata”, tha Skender Bedriu.

“Këto gjëra që janë elementare që e karakterizojnë qytetin, të ruhen dhe vizitorët të kenë çka të vizitojnë në Ferizaj, unë u kisha propozuar qytetarëve që të marrin libra në bibliotekë dhe të vijnë këtu”, tha Teuta Demiri.

Bifurkacioni i lumit Nerodime ndahet pakthyeshëm në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete të ndryshme. Dega veriore derdhët në lumin Sitnicë dhe vazhdon rrugëtimin në lumin Ibër, Moravë dhe përmes Danubit derdhet në Detin e Zi, ndërsa dega jugore së pari bashkohet me njërën degë të lumit Nerodime e cila ndahet tek penda e betonit dhe së bashku vazhdojnë rrugëtimin në lumin Lepenc dhe përmes Vardarit derdhet në Detin Egje.

Përveç lumit Nerodime një fenomen i tillë është edhe në Orinoko të Amerikës Jugore.  Së bashku me lumin Nerodime këto janë dy raste të vetme në botë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img