11,03,2025

“Ditët e Diasporës” nisin me “Një lule për Jasharët”

Must Read

Aktiviteti tradicional “Ditët e Diasporës” do të fillojë sot në fshatin Prekaz të Drenicës, në vendlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Organizatore e këtij manifestimi është Ministria e Diasporës, që nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se manifestimi do të fillojë me aktivitetin e quajtur “Një lule për Jasharët”, ku do të bëhen homazhe në varrezat e familjes Jashari.

Po në Prekaz pas homazheve do të mbahet një koncert me orkestrën “Spartiti për Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Aktiviteti “Ditët e Diasporës” do të vazhdojë edhe të martën (2 gusht) ku në Muzeun Etnologjik të Kosovës “Emin Gjiku” ndahen çmimet “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Diasporës të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora, ndërsa do të performojnë bendi i RTK-së, Bardh Jakova & Spartiti per Scutari dhe grupi nga Kroacia, “Zoria”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img