28,11,2024

Dita e kombeve të bashkuara shënohet me dyer të mbyllura

Must Read

Shkruan: Elbasan Osmani

Dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, filloi të festohet që nga 24 tetori i vitit 1948, tri vite pasi që u krijuar kjo organizatë ndërqeveritare, pasi që Asambleja e Përgjithshme e KB-së rekomandoi që kjo ditë të respektohet nga shtetet anëtare si festë publike. Nga 206 shtete në mbarë globin, shtete të pavarura cilësohen 197, ndërsa 193 janë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Kjo organizatë bartë në vete një kontrast shtetesh, nga ato më demokratiket deri tek ato me një zhvillim të plogësht dhe me nivel të demokracisë e paqes jo të dëshirueshëm.

Kombet e Bashkuara, sot shënojnë 74 vjetorin e themelimit, pa një pjesë të shteteve të cilat promovojnë paqen dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe kjo “falë” politikave dhe vetos së shteteve të përhershme që sipas vullnetit mbështesin dhe bllokojnë anëtarësimin e vendeve të reja mbi baza preferenciale. Bazuar në këto fakte, serioziteti dhe vetë gatishmëria e KB-së nuk korrespondon dhe nuk është në linjë të drejtë me politikat që proklamon.

Vendi ynë vazhdon të mbahet i bllokuar padrejtësisht edhe nga Institucionet Evropiane, po ashtu edhe ato ndërkombëtare. Padrejtësisht, herë pas here, favorizohen agresorët dhe nuk mbështeten viktima, dhe arsyet tashmë janë të ditura. Kombet e Bashkuara, si organizatë përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes kombeve, organizatë e cila është krijuar me qëllim të parandalimit të luftërave, nuk ka në kthetrat e saj vendin i cili edhe rezistencën e bëri për ta siguruar paqen!

Qëndrimi i Rusisë, si vend me pozicion të përhershëm në Kombet e Bashkuara, varet nga raporti i tyre me Serbinë, ndërsa qëndrimi i Serbisë, varet nga raporti me Republikën e Kosovës. Prandaj kjo është një padrejtësi e “ligjshme” e Institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë lënë tërë fatin e Kosovës, nën varësinë e raporteve me Serbinë. Pra, kjo lë për të kuptuar se pa u përmirësuar raportet me Serbinë, ne medoemos duhet të mbetemi të bllokuar. Në suaza normale, nëse demokracia do të funksiononte ashtu siç promovohet, do të duhej të lihej një linjë qarkulluese për raste specifike siç është Kosova, që të mos bllokohet vetëm nga vota e Rusisë!

Republika e Kosovës ka kaluar testet e promovimit të paqes dhe raporteve të mira fqinjësore, prandaj si e tillë meriton ti hapen dyert!

Elbasan Osmani – Master i Integrimeve Evropiane

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img