Banka TEB (STARCARD) në bashkëpunim me KDN (Këshilli për të drejtat e nxënësve) dhe DKRS-në kanë organizuar aktivitete të shumta me rastin e 1 qershorit-Ditës ndërkombëtare të fëmijëve.
Aktivitetet për ndër të kësaj ditë janë zhvilluar gjatë gjithë ditës, ndërsa po vazhdojnë te mbahen edhe në sheshin e qytetit “Adem Jashari” në Ferizaj.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa si dhe drejtori i TEB Bankës Adnan Ibrahimi.
Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se secila qeveri sado që mundohet të bëjë diçka për fëmijët është pak, për shkak të asaj se ata janë ardhmëria e këtij vendi.
“Ne si Komunë kemi bërë edhe një rregullore e cila është e dedikuar ekskluzivisht për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve në mënyrë që edhe ata t’i kenë të rregulluara në një rregullore të gjitha të drejtat të cilat ju takojnë”, ka thënë kryetari Svarqa.
Të gjitha këto aktivitete po zhvillohen në Sheshin para Komunës së Ferizajt.