26,11,2024

Diskutohet për vlerësimin strategjik mjedisor si pjesë e planit zhvillimor komunal

Must Read

Ferizaj.21.06.2017. Para qytetarëve të Ferizajt sot është vënë në diskutim publik një dokument i rëndësishëm i emërtuar si vlerësimi strategjik mjedisor i cili është pjesë e planit zhvillimor komunal.

Komuna e Ferizajt bashkë me kompaninë hartuese të këtij plani kanë prezantuar të dhëna të aspektit mjedisor, në komunën e Ferizajt dhe janë dhënë rekomandime se si duhet të jenë vlerat normale ambientale.

Eksperti mjedisor nga kompania INSI Sylejman Berisha fillimisht përmendi disa komponentë ku aspekti mjedisor nuk qëndron mirë ndërsa shpjegoi se sfidë mbetet buxheti për përmirësimin e gjendjes.

“Këto janë dokumente shumë të mira, por është sfidë për pushtetet e komunave vlera buxhetore. Mjedisi në shumë vende të Kosovës është ne gjendje të keqe , sot përmendëm gjendjen e lumenjëve dhe mungesën e fabrikave për trajtimin e ujërave, prandaj për mos me ardh deri tek gjendjet alarmante me dokumente të tilla po u propozojmë institucioneve masat paraprake që duhet të ndërmerren.

Vendim marrësit duhet të tregojmë më shumë përkushtim që kjo gjendje që është sot të mos jetë kështu edhe nesër” shpjegoi eksperti Berisha.

Ndërkaq drejtori komunal për Urbanizëm Faik Grainca tha se rekomandimet janë të mirëseardhura për t’u plotësuar sa më shumë dokumenti në fjalë. Ai tha se edhe më tutje nuk është final ky draft, ndërsa do të dërgohet në Ministrinë e Ambientit për të marrë vlerësimin përfundimtar.

“Vlerësimi strategjik mjedisor nënkupton ndikimin e planit zhvillimor në mjedis d. M. th kemi paraparë hapjen e Lumit Nerodime dhe ndikimin e tij në fushat e tjera. Ndërsa hartuesit na kanë dhënën shpjegimet se si do të duhet të kujdesemi që ky lum të jetë dhe më i pastër. Pastaj për zonat ekonomike dhe ndikimin e tyre në ambient si dhe qarkullimin e automjeteve të shumta në rrugë , në me këtë rast ne i propozojmë masat që duhet të ndërmerren p, sh njëra nga to është që të ta ndalohet qarkullimi i tyre pa katalizatorin e nevojshëm , si dhe masat për mos prerjen e pyjeve” tha drejtori Grainca.

Gjatë këtij debati edhe qytetarët shfaqën interesime të ndryshme për aspektet të planit zhvillimor komunal të Ferizajt.

Ky dokument do të dërgohet në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor për t’u vlerësuar a është plotësuar me të gjithë komponentët dhe standardet e nevojshme. Më pas në rast të vlerësimeve pozitive vlerësimi strategjik mjedisor bashkë me planin zhvillimor komunal do të hidhet në Kuvendin e Komunës për miratim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img