04,03,2024

Diskutohet për Statutin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj

Must Read

Të hënën në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur diskutim publik mbi Statutin e ri të QKMF – së.

Në hapjen e këtij diskutimi , kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, është shprehur draft Statuti të ri të QKMF-së, është përgatitur në bazë të propozimeve dhe ndryshimeve që kanë ardhur edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por sipas tij secili propozim duhet të harmanizohet me ligjet dhe aktet normative që parashihen.

14625279_10208925088182779_628105916_n

Nga ana tjetër drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Burim Karameta, ka thënë se ndryshimet në Statutin e QKMF-së është kërkesë e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në mënyrë që ky Statut të unifikohet në nivel nacional.

“Unë nga pozita e zëvendës kryesuesit të kolegjiumit në nivel të Republikës së Kosovës, me shumicën prej tyre kemi pa të nevojshme që ne në përgjithësi komunat por, edhe ne si Ferizaj t’i paraqesim disa ndryshime të cilat janë specifike në nevojën tonë në nivel lokal. Mendojë se edhe në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale na jepet një e drejt e tillë, që ne të bëjmë ndryshime të tilla të cilat mbesim me shpresë që të aprovohen pas miratimit tonë në kuvend edhe nga Ministria e Shëndetësie”, ka thënë drejtori Karameta.

Nga ana tjetër edhe pjesëmarrësit në këtë diskutim i kanë dhënë vërejtjet dhe sygjerimet e tyre përmes propozimeve që u bënë.

U bë e ditur se Statuti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare do të del për aprovim në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, gjatë këtij muaji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img