21,12,2024

Diskutohet për propozim- rregulloren për procedurat dhe kriteret për vendosjen e përmendoreve

Must Read

Të mërkurën në Ferizajt është debatuar për propozim rregulloren lidhur me “Procedurat dhe kriteret e vendosjes dhe mirëmbajtjes së përmendoreve, busteve, simboleve, monumenteve dhe pllakave përkujtimore në komunën e Ferizajt”. Në këtë debat morën pjesë një numër simbolik i qytetareve të cilët më propozimet e tyre kanë bërë që kjo rregullore të plotësohet edhe më shumë.

Në hapjen e këtij debati, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, është shprehur se një rregullore e tillë i ka munguar qytetit tonë.

“Ne natyrisht në kuadër të ligjit kemi respektuar procedurat dhe i kemi ftuar qytetarë që të japin kontributin e vet me propozimet e veta, që ta begatojnë edhe më shumë këtë rregullore në mënyrë që të jetë sa më funskionale. Është një rregullore e cila edhe më parë i është nevojitur komunës sonë, në mënyrë që kjo rregullore të jetë sa më profesionale që të bëhet edhe vendosja e shtatoreve, busteve dhe pllakave përkujtimore sepse në deshëm, ose nuk deshëm ta pranojmë, deri tash nuk është bërë ashtu siç duhet vendosja e tyre”, ka thënë kryesuesi Guri.

Nga ana tjetër Gazmend Bytyqi, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe ideatorë i kësaj rregulloreje në mënyrë të detajuar ka dhënat shpjegimet se çka përmban rregullorja për “Procedurat dhe kriteret e vendosjes dhe mirëmbajtjes së përmendoreve, busteve, simboleve, monumenteve dhe pllakave përkujtimore në komunën e Ferizajt”.

“Ne kemi dashur që përmes kësaj rregulloreje të vendosim kornizat ligjore një çështje që është e ndishme për gjithë territore e Republikës së Kosovës, por në mënyrë të vecnatë për komunën tonë. Është obligim i institucioneve komunale që të hartojnë akte, rregullore të cilat e rregullojnë jetën në përgjithësi të komunës sonë dhe në kuadër të kësaj kemi propozuar këtë draft rregullore”, ka thënë Bytyqi.

Edhe qytetarët e pranishëm në këtë debat kanë dhënë idetë dhe propozimet e tyre, ndërkaq kanë theksuar nevojë si të domosdoshme të kësaj rregulloreje.

U bë e ditur se ky propozim-vendim do të del në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img