23,12,2024

Diskutohet për Planin Zhvillimor Komunal

Must Read

Të premten në Ferizaj, është mbajtur diskutim publik për Planin Zhvillimor Komunal. Në këtë diskutim publik merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, qytetarë, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në hapjen e këtij diskutimi publik, numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se hartimi i planit zhvillimor komunal dhe hartave zonale janë dy dokumente tejet të rëndësishme për komunën tonë. Sipas tij përmes tyre synohet që të përcaktohen kufijtë gjeografikë të zonave ndërtimore, zonave urbane dhe tokave bujqësore, me qëllim të mbrojtjes së tyre për përfitime të hapësirave të gjelbëruara që është qëllim synim dhe përcaktim i qytetarëve si dhe fillimi i inkorporimit të studimit të fizibilitetit brenda planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale.

“Sa i përket qeverisjes komunale dhe drejtorive komunale, kanë marr të gjitha masat për fillimin e këtij aktiviteti nga janari i këtij viti, ku janë përcaktuar të gjitha kahjet e organizimit dhe hartimit të këtij plani zhvillimor, duke caktuar edhe koordinatoret e drejtorive të cilët janë marr me koordinimin e të gjitha të dhënave të mbledhura dhe seleksionimin e tyre”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar qytetarët të cilët ishin prezenti në këtë debat dhe të cilët jepnin kontributin e tyre.

Nga ana tjetër drejtori i Urbanizmit Faik Grainca, ka thënë se Komuna e Ferizajt përkundër traditës në fushën e planifikimit, në të kaluarën në periudha të ndryshme është ballafaquar me probleme të mëdha hapësinore dhe urbane.

“Për këtë arsye ne sot ju kemi thirrur që të bëjmë një proces që e kemi filluar qysh nga janari i këtij viti ta vazhdojmë së bashku dhe ta përfundojmë së bashku. Me zhvillimet brenda autoritetit qendror për planifikimet e Ministrisë së Mjedisit dukshëm është shtuar kërkesa për plane të reja. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor vazhdojë me reformën e planifikimit hapësinor me miratimin e ligjit të ri. Rëndësia e këtij akti qëndron në detyrimet që kanë komunat që brenda afatit të caktuar të hartojnë planet e tyre dhe duke aplikuar parimet ndërkombëtarë të qeverisjes, ndër të cilat janë gjithëpërfshirja e qytetarëve, transparenca dhe krijimi i ndjenjës së pronësisë së planit”, ka thënë drejtori Grainca, duke shtuar se komuna jonë tashmë ka filluar procesin e hartimit të planit zhvillimor komunal i cili përfshinë gjithë territorin e komunës së Ferizajt.

Ndërkaq Suzana Goranci përgjegjëse në departamentin e planifikimit hapësinor në kuadër të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ka përgëzuar Komunën e Ferizajt, që ka filluar ta merr shumë seriozisht hartimin e Planit Zhvillimor Komunal. Ajo ka thënë se reformat të cilat kanë ndodhur në aspakëtin e planifikimit hapësinorë në bazë të ligjit të planifikimit hapësinor ka obliguar edhe drejtoritë e urbanizmit për përgatitjen e një dokumenti të tillë siç është plani zhvillimor komunal.
Kurse qytetarët e pranishëm në këtë debat, kanë dhënë propozimet e tyre nga më të ndryshmet për përfshirjen e tyre në planin zhvillimor komunal.

U tha se debate të tilla më qytetarë do ë mbahen në vazhdimësi me qëllim të vetëm që plani zhvillimor komunal të jetë sa më i kompletuar.

 

13407311_1196987723669382_3048915434518116713_n 13521887_1196987807002707_1433316866945598259_n 13439025_1196987940336027_8756961592917136868_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img