18,11,2024

Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave

Must Read

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhon këto efektet tepër të dëmshme,si:
Nëse nuk posedoj dokument identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj,por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjorë, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të filloj, të kryej, të vazhdoj edhe ndërmarrë veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-ës dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-ës.

Nëse nuk jam Shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimi nga institucionet Administrative,

 Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj

Nëse nuk jam Shtetas rezidentë, atëherë nuk do njihem zyrtarisht si Shtetas i Republikës së Serbisë,

Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashëgimi, nuk mund të kryejmë blerje-shitje në pronat tona të luajtshme e të paluajtshme, nuk mund të kryejmë veprime tjera financiar, të kësaj natyre etj,

Nëse si një qytetarë rezultoi pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk kam rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë.
Këto janë shkelje, cenim, mohim të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve, kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zyrtarisht Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.

Pasivizimi i adresave i neve është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurin tonë do të mbetemi të huaj. Do të mbetemi pa dokumente,do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin ton.

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave i neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mdha, por:Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej bërë nga një deklaratë,pse Jo Rezolutë,Tirana e Prishtina zyrtare , pse të mos e adresojnë në BE e OKB,pse të mos bëhet një peticion në këto adresa,pse të mos protestohet ,të njëjtën ditë e orë në Medvegjë,Tiran,Prishtinë, Washington e gjetiu.

Kryeministri Shqiptarë Edi RAMA, dëshiron të ngjall një mini-Jugosllavi, herë në Ohër, herë në Beograd e Novi Sad, Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, nuk i kërkon së paku Çështjen e pasivizimi të adresave, Abetaret të përdorim ne shqiptarët në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të shtrohet sot se nesër do të bëhet tepër vonë.

Tirana po mirret me mini-shëngen ndërsa Prishtina zyrtare duke ri-numruar votat.
24.11.2019
Autori është një nga të pasivizuarit dhe që është refuzuar vazhdimi i dokumenteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img