Fshatrat Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizneset private të shtunën nga ora 09:00 deri në 13:00 do të mbesin pa rrymë.
KEDS ka njoftuar se kjo do të ndodhë për shkak të punimeve në rrjet.
Reduktime do të ketë edhe në Fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak – Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), magj. Ferizaj – Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.
Njoftimi i plotë nga KEDS:
1.
Nga TS 35/10 kV Ferizaj III do të ndërpritet:
Dalja 10 kV Jezerci (kodi: 40042003) nga ora 09:00 deri në 13:00.
Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizneset private.
Arsyeja: Ndërrimi i konzollës dhe izolatorëve sipas kërkesës së komisionit për pranim teknik të shtyllave ekzistuese.
2.
Nga NS 110/35/10 [kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] J18 Varoshi (kodi: 40000018) nga ora 09:00 deri në 14:00.
Vendet: Fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak – Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), magj. Ferizaj – Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.
Arsyeja: Realizimi i hyrje-daljes sipas kërkesës dhe PEE.

