18,05,2024

Disa fshatra të Ferizajt, deri në 18 orë pa rrymë

Must Read

Disa fshatra të Komunës së Ferizajt kanë mbetur pa rrymë tash e 18 orë si pasojë e kushteve të rënduara klimatike.

Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar dhe asamblist i Vetëvendosjes në KK të Ferizajt, i ka thënë portalit Koha.net se fshatrat Zllatar, Dardani, Mirosalë, Bibaj, fshati Vjetër janë pa energji elektrike si pasojë e rrjetit shumë të dobët elektrik, duke shtuar se për çfarëdo prishjeje të motit, ndalet rryma sepse, sipas tij, këputen përçuesit ose rrëzohet ndonjë shtyllë elektrike.

Ai thotë se pos mungesës së energjisë elektrike, këto fshatra mbesin edhe pa ujë pasi nuk kanë as rrjet ujësjellësi.

“KEDS-i ka harruar që të investojë në këtë zonë. Diku nëpër Kosovë investon në rrjet të energjisë edhe nën tokë, kurse në Komunë të Ferizajt as rrjet mbi tokë që është në gjendje të mjerueshme sidomos 10 KW që furnizon fshatrat e lartpërmendur, mbi 9 mijë banorë. Ferizaj është komuna më e anashkaluar nga niveli qendror, edhe për vërshimet as edhe një cent s’ju dha Ferizajt kurse një komune sa çereku i Ferizajt, mbi një milion ju dhanë për vërshimet. E të gjithave këtyre padrejtësive duhet të u themi Boll më dhe si qytetarë nuk na mbetet tjetër pos protestës”, ka thënë Sallahu.

Ndërsa, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, ka thënë për Koha.net se ka pasur prishje në këtë zonë, por tashmë, sipas tij, është evituar prishja.

“Ka pasur prishje për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Kjo prishje është rregulluar falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEDS-it të cilët ishin në vendin e ngjarjes menjëherë”, ka thënë Buzhala.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img