Dinamo shkarkon nga detyra trajnerin Arsim Abazi

Share

Skuadra ferizajase FC Dinamo e ka liruar nga detyra trajnerin Arsim Abazi, gjashtë javë para fundit të kampionatit në Ligën e Parë.

Drejtuesit e klubit nuk e kanë kapërdirë lehtë humbjen nga Vëllaznimi në fundjavë dhe kanë vendosur të bëjnë ndryshim në postin e shefit të shtabit teknik.

Dinamo po kërkon inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjashtë javë para fundit, dinamovitët zënë vendin e dytë në rënditjen tabelore me 59 pikë, aç sa ka edhe lideri Vushtrria.

Në ditët në vazhdim Dinamo do të njoftoi për trajnerin e ri.

Të ngjashme: