Skuadra ferizajase FC Dinamo ka siguruar fitore të rëndësishme në xhiron e 27-të të Ligës së Parë në futboll.
Dinamovitet mposhtën 2-0 Ramiz Sadiku me golat e shënuar ngaDaniel Tette dhe Effiong Ekemini.
Dinamo e ka shfrytëzuar në maksimum barazimin në ndeshjen Vushtrria – Trepça’89.
Skuadra e trajnerit Arsim Abazi tani kryeson në rënditjen tabelore me 59 pikë.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe shtatë xhiro.

