UQK-ja dhe baca Adem JASHARI me trima tjerë , flijoheshin për t’a çliruar Kosovën nga Serbia 7 milion banorësh, kurse tash LISTA SRPSKA me 10 deputet po n’a i vret lirinë dhe n’a varrosi për së gjalli, duke e izoluar Kosovën qysh t’i n’teket Vuqiqit . Kështu është kur dikuj ia jep gishtin, e mandej ai të ngreh zhag duke të kap për dore.
Oj Kosovë, po a ishim ne ata që iknim nga Kosova nga plumbat e Serbisë, dhe a ishim ne ata që djemtë , vajzat , dhe pleqtë tanë vriteshin nga Serbia, dhe prapë nuk u mbushëm mend.
A nuk ishte kjo e mjaftueshme që të mendohet më thellë, e mos t’i jipet pushtet Serbisë brenda territorit Kosovës.
Lista SRPSKA me 10 deputet po i izolon 2 milion banorë të Kosovës.
Jepni ende pushtet, veq duhet t’a dini mirë dëshironi me kthy Kosovën nën sundimin e plotë sërb, edhe mos e fajësoni askend sepse fajtor jemi ne.
Mbas 17 vjet liri, tash liria e lëvizjes për popullin e Kosovës varet drejtpërdrejt nga Vuqiqi dhe lista serbe. Kjo është vdekje për së gjalli.
Ooo shqiptarë ju betohem që ju dua më shumë se çdo popull tjetër në botë, thirrni mendjes e bashkohuni së paku në këtë pikë të DEMARKACIONIT, e theja qafën Vuqiqit, se po luan me juve qysh t’ka qef ai dhe ata 10 patriota sërb që i ka ai që lujnë me ne qysh t’a kanë pikën e qefit.
Hashim, Ramush, Kadri, Isë, Behxhet, Fatmir, Albin, Dardan, Mimozë , pash gjakun e dëshmorëve, thirrni mendjes se horë u banum para botës.
E di që fjala ime shkon në vesh të shurdhër, por juve së paku le t’ju brenë ndërgjegjja e bacës Adem, Hamzës, Shkëlzenit, Luanit, Fehmiut, Gjevës ,Zahirit, e shumë heronjve tjerë që luftuan me u çlirua nga Serbia e Madhe, ndërsa sot ne izolohemi nga 10 individ të LISTËS SRPSKA – KY ËSHTË TURP QË NUK DUROHET. Grahni qysh doni, veç mirë nuk e keni.
Me respekt : Sabit Rrahmani
ish -deputet i Kuvendit Kosovës.
Must Read