11,09,2025

Dikur kampion bote, sot Schurrle u prezantua te Fulhami!

Must Read

Futbollisti 27-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës angleze për dy sezonet e ardhshme.
Kjo nuk është eksperienca e parë në Premier League për gjermanin Schurrle, i cili më parë ka qenë edhe futbollist i Chelseas.
Edhe pse në këtë Botëror nuk u grumbullua në kombëtare, Schurrle fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në Brazil në vitin 2014.
“Pres me padurim që të filloj. Më duhet të luftoj për pozicionin tim dhe duhet të shfaq cilësitë e mia, në mënyrë që të mbahem mend për mirë dhe si një futbollist që ndihmon skuadrën”, ishin fjalët e para të Schurrle në momentin e prezantimit te Fulham.
Schurrle luajti për Chelsea gjatë sezoneve 2013-15, ndërkohë që është futbollist i Borussia Dortmund që prej korrikut të vitit 2016, teksa numëron 57 ndeshje me përfaqësuesen e Gjermanisë.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img