05,05,2024

Digjet stalla e bagëtive në Jezerc

Must Read

30 lopë të fermerit Dalip Haliti, nga fshati Jezerc i Ferizajt, përkundër temperaturave të ulëta, që nga mbrëmë kanë mbetur jashtë stallës, pasi ajo u dogj bashkë me ushqimin që ndodhej aty.

Screen Shot 2017-02-01 at 18.14.27

Pronari i kësaj stalle, thotë se vlera e dëmit, që sipas tij, ia shkaktoi energjia elektrike, është rreth 20 mijë euro. Ai pohon se edhe pse i lajmëroi me kohë zjarrfikësit ata nuk mundën të shkojnë atje, për shkak se rruga e papastruar nga bora ua pamundësoi një gjë të tillë.

Në Brigadën Zjarrfikëse, thonë se janë nisur menjëherë pas pranimit të telefonatës, mirëpo për shkak të rrugës nuk kanë mundur që të shkojnë ta  shuajn zjarrin.

Në Drejtorinë e Emërgjencave në Ferizaj, thonë se mundësitë për kompensim janë të pakta, ngase kjo drejtori për raste të tilla ka në dispozicion vetëm 10 mijë euro.

Familja Haliti nga fshati Jezerc, probleme me energjinë elektrike ka tash e disa vite, madje si pasojë e saj, kjo familje kishte humbur dy fëmijë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img