Digjet një barnatore në Ferizaj

Share

Një barnatore është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se zjarrfikësit kanë depërtuar në pjesën e brendshme dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin.

Megjithatë, Veseli shtoi se gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, në pjesën e jashtme është vërejtur një sëpatë dhe xhama të thyer.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tymi dhe zjarri, vlera e dëmit dyshohet të jetë e konsiderueshme.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët kanë dalë në vendngjarje për ekzaminim.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.  i cili ka urdhëruar që të hapet rasti “Zjarrevënie”.

Të ngjashme: