28,12,2024

Diçka mbi Francën dhe ‘lidhjet’ e saj me Serbinë

Must Read

Këto lidhje janë mbajtur dhe forcuar për disa dekada kryesisht falë prodhimtarisë intelektuale dhe “shkencore” jugosllave dhe serbe me të cilën serbët e kishin pushtuar çdo raft biblioteke në çdo qytet evropian e sidomos Francën. Dihet që ajo krijimtari ka qenë kryesisht fashiste dhe serbomadhe por në ato kohë ne nuk botonim jasht, nuk perkthenim në gjuhë tjera dhe nuk shkolloheshim sa duhej. Ishim në luftë për mbijetesë.

Megjithatë, qysh në kohën e Rankoviqit, në Francë ka pasë deputetë që e kanë ngre zërin kundër represionit jugosllav të atyre viteve (1). Ndërsa opinioni francez s’kishte shumë qasje në vakitë ballkanike sepse ishte i zënë me hallet e veta të pasluftës së dytë botërore. Nderkohë, lidhjet franko-serbe, në kujtesen tonë kolektive janë mitizuar dhe stermadhuar duke na bindur neve (ende sot) se francezët i kemi armiq.

Charles de Gaulle për shembull shpesh ka folë me përbuzje për Titon dhe “mrekullinë” e vllaznim-bashkimit jugosllav. Në një bisedë me një minister francez ai kishte deklaruar: “Tito mendon se ka krijuar popull jugosllav por ai popull s’ekziston. Ata i mban bashkë Tito i cili është si një litar që mban bashkë një tufë me drunj. Sapo të vdes Tito, drunjtë do shpërndahen”(2).

Më vonë, lufta e Bosnjës ishte pika e ndërprerjes së simpatisë franceze ndaj popullit serb. Në luftën e Kosovës kjo ndërprerje u konfirmua dhe kur NATO intervenoi, Franca ishte në top 3 të vendeve me kontribut ushtarak kundër Serbisë (këtë fakt s’e sbeh as rasti i ushtrakut francez qe spiunonte n’favor te serbeve).

Nga lufta jonë e këndej Franca ka qenë më se konstruktive në raport me Kosovën. E ka njohur pavaresinë tonë të nesërmen e shpalljes (me 18 shkurt), ka lobuar për Kosovën në çdo shtet afrikan ish koloni apo jo. Shumë njohje i kemi falë saj.

Sidoqoftë, në Francë, sikurse në vende tjera, ka ende individë që kanë simpati për Serbinë dhe solidarizohen me të në shumë raste. Individë të tillë, që zakonisht kanë pikëpamje nacionaliste dhe fashiste dhe janë ideologjikisht antiamerikanë, ka edhe në Interpol, edhe në Qeverinë franceze, edhe në MPJ të Francës, edhe në shërbimet sekrete franceze, edhe gjthkund tjetër.

Dhe, në klimen aktuale kur Evropa dhe Franca janë duke u fashistizuar dita-ditës dhe rendi boteror është në prishje e sipër, Serbisë mund t’i shtohen adhuruesit. E kjo i jep zemer strategjisë serbe duke e kërcënuar të ardhmen tonë.

Në fund të fundit, Franca nuk na do të keqën dhe shteti francez nuk guxon të merret peng nga individë që e kanë gabuar shekullin. Por mos të harrojmë se ne jemi ata që ia bëjmë të mirën dhe të keqën Kosovës, as Franca as Amerika, as Gjermania.

(1) Nga punimet e mia të doktoratës.
(2) idem.

Nezir Kraki, ligjërues i shk. politike në Paris (Université Paris Est)

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img