03,05,2024

“Diamonds Club” me kërkesë të fansave sjell prapë Azet në Ferizaj më 13 Gusht

Must Read

Superylli shqiptar, me famë mbarë evropiane, Azet, performoi këtë javë në Ferizaj, në Diamonds Club.

Azet do të mbajë një tjetër mbrëmje fantastike, sërish në “Diamonds Club”

Ditë më parë, ai mbajti një koncert shumë të suksesshëm në të njejtin club, ndërsa tani është gati për një tjetër mbrëmje të madhe muzikore. E gjithë kjo për shkak të kërkesave të shumta dhe për shkak se kapaciteti i klubit një prej klubeve më mëdha në Kosovë nuk mundi t’i përballonte adhuruesit e tij këtë javë, Azet ka vendosur që të mbajë edhe një mbrëmje muzikore në të njejtin klub dhe atë më 13 Gusht.

Reperi i cili theu të gjitha rekordet në top listat në Gjermani, Zvicër dhe Austri, theu rekord edhe në Ferizaj.

Mijëra adhurues si asnjëherë më parë u mblodhën për reperin, duke qenë i gjithë klubi i stërmbushur. Shumë adhurues kanë mbetur jashtë ambienteve të klubit për shkak të tejkalimit të të gjitha kapaciteteve.

Azet performoi hitet e tij më të mëdha si “Uberlebt” dhe “Patte Fliest”, ku u ndihmua nga publiku.

Ishte shoku i tij i ngushtë dhe anëtari i grupit KMN, Zuna, ai që ju bashkua në skenë me performancë befasuese.


.

.

.

.

.

Postim i sponsorizuar

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img