Lajme

Dialogu për bllokadën, vazhdon javën e ardhshme në Vjenë

By FerizajPress

April 09, 2016

Bisedimet në Vjenë, që u mbajtën në fillim të javës, do të duhet të arrijnë në zgjidhje.

“Për javën e ardhshme është planifikuar takimi i radhës”, njofton kjo e përditshme. Në shkrim thuhet se Prishtina dhe Beogradi, nën ndërmjetësimin e BE-së, do të vazhdojnë dialogun, i cili u ndihmon njërës dhe palës tjetër në rrugën drejtë integrimit në BE, transmeton lajmi.net.

Në këtë artikull citohet edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili hedh një sërë akuzash ndaj palës kosovare, duke thënë se po bëjnë veprime të njëanshme.

Ndërsa, gjithashtu citohen mediat serbe të cilat shkruajnë se Serbia humbë mbi 60 mijë euro në dit nga kjo bllokadë./lajmi.net