18,09,2025

Dialogu me Serbinë, kërkohet ndërprerja ose ridizajnimi

Must Read
Dialogu

Në anën tjetër, sipas përfaqësuesve të partive opozitare, dialogu i nisur vite më parë tashmë është kthyer në pikën zero, veçmas pas tensioneve të fundit, përfshirë këtu ndërtimin e murit në veri, arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe nisjen e trenit rus për në Kosovë. Andaj, sipas tyre, bisedimet me Serbinë kështu si janë duke u zhvilluar tani nuk duhet të vazhdojnë më tutje.

Por, ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se dialogu nuk mund të ndërpritet sado që një gjë të tillë e kërkon opozita. Sipas saj, Kosova do t’i bëjë trysni Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Kosova do të angazhohet për zbatimin e marrëveshjeve të pazbatuara deri më tani dhe do të angazhohet që përmes BE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që t’i bëjnë trysni Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet dhe që të angazhohet në frymën e fqinjësisë së mirë dhe jo kundër saj”, është shprehur ajo para tri ditësh për “Zërin”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img