25,10,2025

Dialogu më Serbinë do të vazhdojë

Must Read
Dialogu

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se do të bëhet trysni mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, mirëpo dialogu do të vazhdojë pasi që, siç ka thënë ajo, ndërprerja e tij do të sillte pasoja tejet të mëdha për Republikën e Kosovës.

Kurse sa u përket vizitave të zyrtarëve shtetërorë të Serbisë në Kosovë, Tahiri ka thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet kështu, atëherë ajo nuk do ta lejojë të hyjë asnjë zyrtar në Kosovë, ashtu siç bëri me presidentin serb, Tomislav Nikoliq.

“Dialogu i Brukselit është obligim ndërkombëtar që buron nga Rezoluta e OKB-së dhe është i mbështetur nga rezultatet e Kuvendit të Kosovës, prandaj Qeveria mbetet e përkushtuar për dialogun në Bruksel”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Tahiri më tej ka thënë se pasojat do të ishin tejet të mëdha po qe se bisedimet Kosovë – Serbi do të ndërpriteshin.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy shoferëve në Ferizaj u pezullohet patentë shoferi për 12 muaj

Ferizaj, 25.10.2025Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të detyrave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor, ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img