Dialogu si pjesë e negociatave është i mirë në parim, por nuk është i mirë si ecuri që ka dështuar qe sa vite dhe vazhdon të dështoj me zbatimin e marrveshjeve.
Si duket qeveritë e deritashme dhe ato që vine, mbetet të shifet, kanë pasur qëllim ruajtjen e pushtetit duke thënë tash është momenti për marrveshje e duhet të jemi ne në qeveri se ata tjerët nuk mund ta bëjnë.
Por shkuan 11 vite nuk u bë asgjë. Nëse ka marrëveshje me Serbinë do të ishte mirë për Kosovën, por edhe për rajonin. Por nuk është e patjetër.
Ne duhet të punojmë në ndërtimin dhe forcimin e Shtetit, por jo duke lënë anash dialogun, por jo duke u marr vetëm me dialogun e punët e mbrendshme të shkojnë keq.
Edhe andej kufirit në Serbi ashtu propagandohet që për të qëndruar në pushtet Vuçiç përdorë dialogun me Kosovën. Si duket edhe këta dy popuj kanë vendosur prioritetin e parë zhvillimin dhe mirëqenien e pastaj dialogun.
Qeveria dhe Presidenca jonë e ardhshme duhet të kenë qëndrim të njëjtë të koordinuar mirë sa i përket dialogut me Serbin, por edhe për punët e mbrendshme. Kur kanë qëndrim të njëjtë pavarësishtë epilogut ka me pas marrveshje të mirë për Kosovën, e nëse shkojnë të darë në qëndrime atëher mund të ketë marrveshje të keqe.
Duhet të jemi të kujdesshëm dhe në kordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Autori
Ma.sc.Burim Ugzmajli