05,05,2024

Dhuron gjak edhe policia rajonale e Ferizajt

Must Read

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, i janë përgjigjur thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transufuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi, tha se kjo nuk është hera e parë që policët i bashkohen këtij aksioni humanitar.

“Sot nga ora 11:00 ka filluar dhënia vullnetare e gjakut nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale të Ferizajt, ku janë të përfshira edhe 5 nënstacione. Nuk është hera e parë që pjesëtarë të policisë dhurojnë gjak, çdo vit i jemi përgjigjur këtij aktiviteti dhe ka pasur numër të konsiderueshëm të policëve që kanë dhuru gjak po ashtu edhe sivjet presim që ky numër të rritet”, tha Gashi.

Përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, thanë se aksionet e tilla ndërmerren me qëllim të grumbullimit të sasive të gjakut për pacientët në nevojë.

“Sot kemi filluar aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut në Stacionin Policor në Ferizaj, qëllimi i këtyre aksioneve është grumbullimi i sasive të gjakut të cilat shkojnë në ndihmë të atyre pacientëve që kanë nevojë për gjak, vullneti është i mirë, përkundër që Policia është e angazhuar përsëri vullneti i tyre për të dhuruar gjak është i madh”, tha Melania Gjocaj, menaxhere për marketing dhe informim në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ndërsa, policët të cilët po dhuronin gjak, thanë se është kënaqësi që përmes dhurimit të gjakut të shpëtosh jetë.

“Është kënaqësi shumë e madhe me dhuru gjak me u ndihmu atyre që kanë nevojë, jam dhurues i rregullt i gjakut, kam dhënë mbi 8 herë gjak, po ashtu ua preferoj edhe të tjerëve, po ashtu kam dëgju që është e shëndetshme për trupin e njeriut me dhuru gjak, por edhe u ndihmon të tjerëve që kanë nevojë”, tha Nexhat Ramusholli.

“Jam dhurues i rregullt i gjakut, po ashtu e kam gjakun i cili është më i kërkuari, kam pas raste që kam shku direkt në spital kur kam parë që po kërkohet gjak dhe natyrisht është mirë kur gjaku yt mund të shpëtoj një jetë”, tha Shyqeri Salihu.

Aksioni i Qendrës Kombëtare të Tranfuzionit të Gjakut, “Dhuro gjak, shpëto jetë”, do të vazhdojë në të gjitha Stacionet Policore në Kosovë./Tv Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img