26,11,2024

Dhunohet në sy të fëmijëve bashkëshortja e gazetarit shqiptar (Foto)

Must Read

Ola Skuqi 28 vjeç është goditur në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar hematoma në pjesë të trupit, si dhe plagë në fytyrë, që dëshmohet në foton e siguruar nga Jugunews.net.

Gruaja ka qenë e shoqëruar me dy fëmijët e saj të vegjël ndërkohë që e gjithë skena, është ndjekur nga të miturit, të cilët janë traumatizuar.

Menjëherë e dhunuara, është drejtuar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, për të bërë denoncimin e ngjarjes në fjalë.

Familja e gazetarit investigativ Telnis Skuqi, banon ende në Gjirokastër, në pritje të largimit nga Shqipëria pasi në qershor të vitit të kaluar, Skuqi, kërkoi azil politik në një prej vendeve skandinave, në kushtet e kërcënimeve me jetë që kishte marrë në adresë të tij, pas denoncimeve që kishin të bënin me kultivimin e hashashit në zonën e Gjirokastrës në periudhën 2014-2015. Edhe më herët, gazetari ka denoncuar se ka marrë kërcënim. Në prill të 2014-ës i vendosën një kokë dhie pranë banesës së tij çka në gjuhën e mafies kalabreze, nënkuptohet ekzekutim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img