Dhimbje koke për Sylvinhon, lëndohet sulmuesi kryesor

Share

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes së rëndësishme të fazës play-off ndaj Polonisë.

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj ka pësuar një lëndim së fundmi.

Në ndeshjen ndaj Hataysporit, u lëndua në muskuj të cilat u konfirmuan nga testet e bëra nga klubi i tij, Sivasspor.

Manaj, do të mungojë në ndeshjen jetike të Kombëtares Shqiptare ndaj Polonisë, që zhvillohet më 26 mars.
Ai ka 4 gola në 7 ndeshje me Sivassporin që nga rikthimi i tij.

Të ngjashme: