Sot vendosa të shkruj për ty, për njeriun ku lindi, buron e jeton vet dashuria.
Sot gjeta guximin të shkruj për dashurin ndaj teje.
Sot po ashtu po shkruaj për dhembjen që po jeton këto vite në shpirtin e trupin tënd.
U bënë ditë, muaj e tash edhe vite që zgjohem me dëshirën për të parë dhe një herë tek më zgjonë nga gjumi, për të parë buzëqeshjen në ftyrën tënde që dikur shkëlqente si nuri, nga dashurja plotë jetë e lumturi.
U bëne vite, që ti lufton për jetën, u bënë vite që trupi, shpirti e zemra jote e bardhë po luftojnë me diçka shumë të fort.
Dita dites nuk të njoh, tjetërsohesh nga një ditë në tjetrën. Ka ditë që ahhhh sa mall kam, ahhhh të shoh atë nënen time të dikurshme. Me humb para syve o nënë!
A ka më të shenjtë në këtë botë se ti, a ka lidhje më të fort se e nënës me fëmijët e saj ? Jane mishërim që ka krijuar vete perëndia.
Sot e çdo ditë mbetem duke të kërkuar nëpër mendjen time ate që ishe, por kot, shoh këtë që je e lodhur, e plogësht, e frikësuar nga çdo mëngjez që zbardh e mbrëmje që bije. Rrudhat në ball tregojnë vuajtjen, sytë tregojnë shpresën, por ata janë të mjegullt nga dhembja, lëkura e zbehtë e plotë shenja që nuk na lënë me harru rrugën nga po ecën o nënë, o mbretereshë, o jetë.
Ti ndjen dhembje në trupin tënd e unë ndjej dhembjen në shpirt, më fal o nënë edhe botën e përmbys për Ty, çdo deshirë e jotja është urdhër për ne.
Por më fal o nënë, më fal që s’te ndihmojmë dot më shumë, që edhe dhembjen ta marrim ne.
Me fal të lutem o nënë, më fal.
Çdo ditë e çdo natë rënkimi yt na dhemb në shpirt. Ohh Zot si nuk mund të ndihmojmë dot, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të japim dashuri, të shtrëngojmë e perqafojmë por kot, dhembjen nuk mund ta largojm.
Ëndrrat të janë shuar, ditët të janë bërë të pa shpresa. Lutjet e tua janë drejtuar nga perëndia e sa here i lutesh zotit për shëndetiin, e me ta larguar dhembjen, çdo herë e falenderon për çikat e tua sa herë e thua me zë që buron nga brendia e shpirtit tënd e midis dhembjesh përshpërit ngadalë “shyqyr që ju kam, çka kisha ba unë pa juve .”
Sytë e tu humbin shkëlqimin në dhembje, ata sy të kaltër kanë filluar të zbehen çdo ditë e më shumë, e më keq ndjehem atëherë kur drejton shikimin e kërkon të të bëjmë diçka për të ndalur dhembjen. Ti ndjen dhembje në tërë trupin tënd, e ne ndjejmë dhembjen e shpirtit tonë, çdo rënkim i yti trondit qelizat e trupit tonë, çdo lot që del nga ti na përvëlon shpirtin.
O mbretershë, o shpirt, o dritë, o jetë që të duam pafundësisht, mbahu e fort mos u dorëzo të lutem, të lutem e di që je lodhë, por vazhdo të mendosh prap si çdo herë për ne, ende kemi punë pa perfunduar, i duhemi njera÷tjetrës, i duhemi e do ti duhemi çdo herë.
Të dua pafundsisht o dritë e shpirtitit tim, o hënë që na ndriçon netët e errëta, o rreze dielli që na ngroh ditët e ftohta!
Me dashuri pa fund të Ty, nëna ime.
Lena A Kurtishi