26,11,2025

DETAJET: Vrasja e 40-vjeçarit, e shkuara kriminale e viktimës, ja pistat ku heton policia

Must Read

a-100-650x358

Saimir Beqiri rreth 40 vjeç, është personi që u gjet i vdekur sot në oborrin e një lokali në periferi të Elbasanit. Policia thotë se ai është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës, ndërkohë që trupi i tij i pajetë u gjet gjatë ditës së sotme.

Mësohet se viktima nuk ishte një person i panjohur për uniformat blu, pasi ishte me precedent të mëparshëm penal. Hetimet e policisë janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes pasi viktima ka qenë më parë i përfshirë në trafik droge dhe shfrytëzim prostitucionit jashtë vendit.

Burime jozyrtare thonë se Beqiri ka qenë i përfshirë para disa vitesh edhe në një vrasje, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar nga hetimet e policisë.

Në oborrin e lokalit ku u gjet i ekzekutuar 40-vjeçari, aty pranë ndodhet edhe një karburant që është në pronësi të tij. /Syri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img